Kthehu lart

Wanda Nara: Dy skuadra të mëdha evropiane e duan Icardin

Wanda Nara: Dy skuadra të mëdha evropiane e duan Icardin GazetaExpress

​Përfaqësuesit e Interit dhe menaxherja e Mauro Icardit, Wanda Nara që është edhe gruaja e tij do të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës

Interi do të tentojë të rritë klauzolën e largimit duke përmirësuar edhe pagën e futbollistit.

Por në të njëjtën kohë janë disa skuadra të mëdha në Euroje të gatshme të paguajnë klauzolën aktuale 110 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

Wanda Nara e ka pranuar se për klientin e saj kanë ardhur dy oferta të rëndësishme. Emrat e skuadrave më të interesuara nuk janë zyrtarizuar, por mësohet se bëhet fjalë për Real Madrid dhe PSG.

“Nuk jam takuar me Ausilion, por flasim shpesh në telefon. Unë e di çfarë mendon shoqëria dhe ai e di mendimin tim. Kohët e fundit janë afruar disa skuadra dhe unë kam për detyrë të paktën t’i dëgjoj. Nuk flas me emra”, tha Nara.

“Unë punoj për interesat e Mauros, ndërsa Piero Ausilio për ato të Interit. Në fund shoqëria dhe Icardi do të bëjnë zgjedhjen më të mirë për të dyja palët”, u shpreh në fund ajo. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Shkurt 2018 10:50
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera