Kthehu lart

Vjen kualifikimi historik i Kosovës në futbollin zviceran

Vjen kualifikimi historik i Kosovës në futbollin zviceran GazetaExpress

Kosova e Zurichut ka shënuar edhe një tjetër sukses historik në futbollin zviceran.

Kosova ka triumfuar për 1/32 e Kupës së Zvicrës ndaj Beroche-Gorgier me rezultat 4:1, duke u kualifikuar kështu në rrethin e ardhshëm, shkruan albinfo.ch.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në atë të dytë, dy skuadrat shënuan nga një gol për të shkuar në vazhdime.

E, në vazhdime, Kosova ishte fantastike, madhështore dhe e jashtëzakonshme, duke shënuar edhe tre gola dhe duke siguruar kualifikimin historik në rrethin e ardhshëm, ku mund të përballet me kundërshtarë shumë më të fortë.

Golat për skuadrën shqiptare i shënuan Arben Buqay dy, Rexhep Thaqi një gol dhe Shqipërim Aliu një gol.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Temat:
    Data: 13 Gusht 2017 19:20
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Formacionet zyrtare: Everton – Arsenal

      Formacionet zyrtare: Everton – Arsenal 0

    Të tjera