Kthehu lart

Valverde: Pa merak, Messi ka shumë energji të mbetur për Kupën e Botës

Valverde: Pa merak, Messi ka shumë energji të mbetur për Kupën e Botës GazetaExpress

Ernesto Valverde ka siguruar se Lionel Messi ende ka shumë energji të mbetur për ta përfunduar këtë sezon dhe për të luajtur në Kupën e Botës këtë verë.

Në një konferencë për media para ndeshjes kundër Celta Vigos, Valverde ka lënë të kuptohet se do të bëjë rotacion për këtë ndeshje, si dhe ka nënvizuar se, përveç një lëndimi të lehtë por të vazhdueshëm, Messi ende ka shumë energji të mbetur për ta mbyllur këtë sezon me Barçën dhe për t’u paraqitur në Botërorin në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Për katalanët është bërë tri vite pa fitore në “Estadio Balaidos”, dhe me finalen e Kupës së Mbretit shumë pranë, duket se fokusi i tërë i Valverdes do të jetë në finalen e së shtunës.

“Ka mundësi që Messi të pushojë, si të tjerët”, ka thënë Valverde.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pardje luajti një ndeshje të mirë. Në Argjentinë janë të qetë sepse Messi ende ka shumë energji të mbetur për Kupën e Botës”, shtoi ai. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Prill 2018 09:27
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera