Kthehu lart

Valon Berisha, më i miri për vitin 2017

Valon Berisha, më i miri për vitin 2017 GazetaExpress

​Valon Berisha është zgjedhur futbollisti më i mirë për vitin 2017.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka fituar çmimin “Lojtari i Vitit” në ceremoninë e shpalljes së laureatëve të vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Valon Berisha ka kaluar një sezon fantastik me skuadrën e tij Red Bull Salzbourg, teksa vazhdoi me paraqitje të mira për Kombëtares e Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Konkurrent kryesor Valoni e kishte Amir Rrahmanin, shokun e tij të ekipit përfaqësues – që aktivizohet në Kroaci te Dinamo Zagreb.

“Faleminderit për këtë çmim, ndihem i nderuar", u shpreh Berisha.

"Falenderimi i takon Zotit, familjes, presidentit Fadil Vokrri, përzgjedhësit Albert Bunjaku dhe bashklojtarëve”.

"Urime të tjerëve që kanë fituar dhe uroi më të mirat gjithëve edhe në vitin 2018”, deklaroi Valon Berisha. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2018 18:31
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera