Kthehu lart

Usmanov mohon se do ta blejë Milanin

Usmanov mohon se do ta blejë Milanin GazetaExpress

Miliarderi rus, Alisher Usmanov thuhet se është i interesuar për të blerë klubin italian, Milan.

Mediat italiane kanë raportuar sot rreth një interesimi të një miliarderi rus për blerjen e klubiit milanez.

Por, 64-vjeçari po këmbëngul se nuk ka bërë asnjë propozim për të blerë “Djallin” pas spekulimeve të sotme në media.

“Zoti, Usmanovi merr shumë propozime për të blerë klube futbolli, disa prej të cilave konsiderohen seriozisht dhe të tjerë që nuk janë. Ai nuk ka marrë asnjë propozim për të blerë AC Milanin”, ka thënë një ndër zëdhënësit e pasanikut rus.

Miliarderi rus është gjithashtu duke menduar edhe për blerjen e klubit spanjoll, Sevilla.

Usmanov është aksionar i dytë në klubin londinez, Arsenal FC. 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Mars 2018 22:16
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera