Kthehu lart

United, punë të vështirë në rrugën për titull

United, punë të vështirë në rrugën për titull  GazetaExpress

Krahasuar me Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Arsenalin, Manchester United duket se ka orar më të lehtë në Premier Ligë sivjet

Nënkampioni e nis garën kundër Leicester Cityt në shtëpi më 11 gusht, por në këtë muaj ata do ta kenë edhe një derbi. Më 25 gusht do të luajnë kundër Tottenham në shtëpi. Me Spurs United do të përballen edhe më 12 janar 2019.

Gjatë muajit shtator United nuk do të këtë derbi, por më 20 tetor ku do të përballen kundër Chelseat në Stamford Bridge. Ndeshjen e dytë me Chelsean në Premier Ligë, United e ka më 27 prill.

Derbi i Manchesterit do të zhvillohet në muajt nëntor dhe mars, më 10 nëntor në Etihad kurse më 16 mars në Old Trafford.

Në dhjetor United ka punë me Arsenalin dhe Liverpoolin. Me Arsenalin Manchester United do të takohet më 4 dhjetor në shtëpi kurse me Liverpoolin më 15 dhjetor.

Me këto dy skuadra United do të takohet edhe në shkurt dhe mars. Më 23 shkurt e pret Liverpoolin në Old Trafford kurse më 9 mars i shkon Arsenalit. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 10:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera