Kthehu lart

“Tuchel është duke tentuar ta bindë Neymarin...”

“Tuchel është duke tentuar ta bindë Neymarin...” GazetaExpress

​“Tuchel po tenton ta bindë Neymar që të qëndrojë në PSG”, thotë Peter Zeidler, që mund të jetë në stafin e ish trajnerit të Drotmundit për sezonin e ardhshëm te Parisi.

Peter Zeidler, aktualisht trajner i St. Gallen në Zvicër, që pritet t’i bashkohet stafit të Thomas Tuchel, ky i fundit është afër emërimit si trajner i PSG-së, ka bërë të ditur se klubi po bën gjithçka që është e mundur që ta bindur lojtarin që të qëndrojë në “Parc des Princes”.

Në një intervistë për Canal +, Peter Zeidler u shpreh për mundësinë që t’i bashkohet stafit të ish trajnerit të Dortmundit te Parisi: “E dua PSG-në, por nuk ka pasur një ofertë konkrete”.

Ende nuk dihet se cili do të jetë rroli i tij në ekipin francez, por nëse diçka ndodhë, ai e konfirmoi se: “nuk do të jem asistent”.

Ajo që më së shumti tani i brengos tifozët e PSG-së është Neymari, që e duan në Francë edhe sezonin e ardhshëm, për të cilin po këmbëngul Real Madridi.

Zeidler ka shpjeguar se Tuchel është duke insistuar që lojtari të mos largohet nga “Parc des Princes” dhe madje tashmë është takuar personalisht me 26 vjeçarin brazilian.

“E shoh atë të jetë i aftë t’i mbajë yjet si Neymari. Tuchel tashmë ka folur me të, dhe i ka treguar se e do te PSG-ja. Neymar duhet të bindet, trajneri është duke bërë gjithçka për ta bindur që të qëndrojë”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 15:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera