Kthehu lart

Transferimi i ri i Interit i kryen të hënën testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit i kryen të hënën testet mjekësore GazetaExpress

​Lisandro Lopez pritet ta veshë fanellën e Interit për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas asaj që raporton “Sky Italia”, Lisandro Lopez do t’i kryejë testet mjekësore të hënën.

Mbrojtësi i Benficas do të transferohet në formë huazime në Itali me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Sky raporton se lojtari të hënën do të zbresë në Milano për të kompletuar transferimin. Interi do të paguajë 500 mijë euro për huazimin e 28 vjeçar dhe nëntë milionë të tjera në qershor nëse vendos ta ndalë në “San Siro” argjentinasin. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 09:00
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera