Kthehu lart

Tottenhami i përgjigjet Realit për Kane

Tottenhami i përgjigjet Realit për Kane GazetaExpress

Kane bën pjesë në planet afatgjate të Tottenhamit. Klubi anglez nuk ka ndërmend të heqë dorë nga bomberi anglez që kërkohet me ngulm nga Real Madridi.

Daniel Levy, presidenti i Tottenhamit, ka folur për interesimin e Real Madridit për sulmuesin Harry Kane.

Duke mos përmendur emra, numri një i klubit anglez tha se gjithë lojtarët që dëshirojnë t’i mbajnë për sezonin e ardhshëm, do ta veshin fanellën e Tottenham, pa marrë parasysh shifrat marramendëse që mund t’i ofrojnë rivalët për futbollistët, veçohet ajo për Kane, që raportohet të shkojë deri në 200 milionë euro.

“Mund të ju siguroi se të gjithë lojtarët që ne duam t’i mbajmë, do të luajnë në Tottenham sezonin e ardhshëm; jam 100% i sigurt”, këto komente Levy i bëri për Sky Sports gjatë përcjelljes nga afër të punimeve që po bëhen në stadiumin e ri të Tottenhamit. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2018 19:00
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera