Kthehu lart

“Toni Kroos është blerja e shekullit”

“Toni Kroos është blerja e shekullit” GazetaExpress

Real Madridi bëri blerjen e shekullit kur nënshkroi me Toni Kroosin nga Bayern Munich në vitin 2014, ka thënë agjenti i tij Volker Struth.

Mesfushori gjerman ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën nga kryeqyteti, duke i bërë 150 paraqitje që prej se erdhi në klub për vetëm 25 milionë euro, transmeton Express.

Sezonin e kaluar, Luis Suarez ishte lojtari i vetëm i La Ligës që regjistroi më shumë asiste (13) se Kroos (12).

“Nëse i shikon çmimet e sotme dhe e mban në mend se Toni kaloi te Reali për vetëm 25 milionë euro, atëherë lirisht mund të thoni se ai është blerja e shekullit për Realin”, ka thënë Volker Struth për Sport Bild.

“Bordi i Real Madridit ende është i lumtur që e ka blerë një lojtar të cilësisë së tillë, siç edhe na ka thënë neve pas finales së Ligës së Kampionëve në Cardiff”, ka shtuar ai. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shtator 2017 15:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Bardhi shënon në fitoren ndaj Sociedadit të Januzajt

      Bardhi shënon në fitoren ndaj Sociedadit të Januzajt 0

    Të tjera