Kthehu lart

Tmerrohen lojtarët, marrin mesazh se Koreja Veriore do t’i godasë me raketë balistike teksa po luanin

Tmerrohen lojtarët, marrin mesazh se Koreja Veriore do t’i godasë me raketë balistike teksa po luanin GazetaExpress

Një alarm, që paralajmëronte për sulm të pashmangshëm me raketë balistike, ka shkaktuar panik të madh dhe frikë në Hawai të shtunën.

Fatmirësisht, doli se alarmi ishte i rremë, por mesazhit të dytë – për ta konfirmuar se alarmi ishte i rremë – iu deshën plot 38 minuta për të mbërritur, transmeton Express.

Në mesin e më të prekurve nga ky alarm ishin lojtarët që po garonin në turneun e golfit “US PGA Hawaii Open” në Honolulu.

Ky alarm erdhi në një kohë kur shqetësimet janë shumë të mëdha rreth programit bërthamor dhe raketor të Koresë Veriore.

Hawaii është shteti amerikan më pranë Koresë Veriore. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 23:15
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera