Kthehu lart

The Sun: Messi afër Manchester Cityt

The Sun: Messi afër Manchester Cityt GazetaExpress

Lionel Messi mund t’i bashkohet Manchester Cityt gjatë verës së ardhshme

Ylli argjentinas, Lionel Messi, dhe Barcelona mund të ndahen përfundimisht në fund të këtij sezoni, shkruan tabloidi britanik, The Sun.

Sipas këtij tabloidi, ylli i Argjentinës është duke konsideruar mundësinë që t’i bashkohet Pep Guardiolës në Manchester City, përcjell Express.

Thuhet se Messi u ka thënë shokëve se nuk është duke i besuar planit të Barcelonës pas largimit të Neymarit.

Po ashtu, Messi ka ndryshuar mendjen për largim nga Barcelona pas eskalimit të situatës pas referendumit në Katalonjë.

Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë Messit 40 milionë funte për nënshkrimin e kontratës. 

Përveç kësaj, klubi nga Premierliga i ka ofruar argjentinasit një pagë marramendëse prej 500 mijë funteve në javë dhe një kontratë pesëvjeçare.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni. Edhe pse është paralajmëruar vazhdimi i saj, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Tetor 2017 09:05
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Askush si Messi e De Bruyne

      Askush si Messi e De Bruyne 0

    Të tjera