Kthehu lart

Telashe te Kosova, suspendohet ylli i skuadrës (Foto)

Telashe te Kosova, suspendohet ylli i skuadrës (Foto) GazetaExpress

Drilon Hajrizi, basketbollisti i Kosovës, është suspenduar nga Përfaqësuesja dhe të gjitha aktivitetet e tjerë të FBK-së deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Brad Greenberg ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj Drilon Hajrizit, për sjellje jokorrekte gjatë ndeshjes me Maqedoninë.

“Pas pranimit të kërkesës, organet përgjegjëse do të zhvillojnë procedurë disiplinore ndaj Drilon Hajrizit, e në bazë të dispozitave të Rregullores për Përfaqësuese dhe Rregullores Disiplinore të FBK-së, Hajrizi është i suspenduar nga Përfaqësuesja dhe të gjitha aktivitetet e FBK-së deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

“Sekretari i Përgjithshëm udhëzon Komisionin Disiplinor që të marrë deklaratat me shkrim nga akterët përkatës në afat sa më të shpejtë dhe të procedojë rastin, sipas akteve normative në fuqi”, përfundon njoftimi. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Gusht 2017 14:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Klopp: Për Liverpulin ka përfunduar çdo gjë, titulli është i Man City

      ​Klopp: Për Liverpulin ka përfunduar çdo gjë, titulli është i Man City 0

    Të tjera

    • Grezda shënon ndaj Rijeka

      Grezda shënon ndaj Rijeka 0

    • Cana do të nis ndeshjen Marseille – PSG

      Cana do të nis ndeshjen Marseille – PSG 0