Kthehu lart

Talenti i Realit me legjendën e Barcelonës

Talenti i Realit me legjendën e Barcelonës GazetaExpress

Talenti i Real Madridit tashmë gjendet në Rio de Janeiro për t’u përgatitur për sezonin e ri, pas pushimeve në Spanjë, e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfundojnë pushimet për Vinicius Junior. Pasi kaloi ca ditë në Spanjë, ku u njoftua më shumë me klubin e ardhshëm, Real Madridin dhe ndoqi live El Clasicon si dhe disa ditë të tjera në SHBA, 17 vjeçari është kthyer në Brazil.

Ai atje është takuar me legjendën e Barcelonës, Ronaldinhon. Talenti që bleu Reali për 45 milionë euro, nuk ka ngurruar të shpreh admirimin që ka për legjendën braziliane.

“Nga një botë tjetër!”, ka shkruar Vinicius në rrjetet sociale. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Janar 2018 08:48
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera