Kthehu lart

Stoke City i Shaqirit barazon, afër rënies nga Premier Liga

Stoke City i Shaqirit barazon, afër rënies nga Premier Liga  GazetaExpress

Skuadra e Xherdan Shaqirit, Stoke City ka barazuar në Londër kundër West Ham

Stoke City ka bërë edhe një hap falls për mbetje në Premier Ligë pasi që ka barazuar me rezultat 1-1 me skuadrën londineze, West Ham.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 0-0, me West Ham që kishte mundësi më të mira për shënim.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për skuadrën e Shaqirit, e cila gjë ju shpërblye pasi që shënuan në minutën e 78'të të takimit me anë të Peter Crouch.

Madje, goli i Peterit erdhi pas një goditje të fuqishme të Shaqirit, i cili sot ishte prej më të mirëve në fushë.

Goditjen e Shaqirit nuk arriti ta pret si duhet Joe Hart dhe aty ishte këmbëgjati Crouch që e shndërroi në gol topin e kthyer.

Me këtë barazim, Stoke City  ka vetëm 28 pikë, 5 më pak se Swansea në vendin 17, ku Stoke e Xherdan Shaqirit ka një ndeshje me tepër të zhvilluar.

Rezultatin e barazoi Andy Caroll në minutën e 90 të takimit.

Me këtë barazim West Ham mbete më 35 pikë pas 33 ndeshjeve në Premier Ligë. Në fundjavë, West Ham takohet me Arsenal në Emirates, kurse Stoke me Burnley në stadiumin e tyre. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Prill 2018 22:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera