Kthehu lart

Situata në Liverpool shtyn Coutinhon drejt Barcelonës

Situata në Liverpool shtyn Coutinhon drejt Barcelonës GazetaExpress

Transferimi i Philippe Coutinho në Barcelonë mund të realizohet gjatë janarit

Barcelona ka bërë të ditur se transferimi i Philippe Coutinho nga Liverpooli është objektivi i tyre për afatin kalimtar të janarit.

Sipas të përditshmes sportive katalonase, Mundo Deportivo, starti i dobët i Liverpoolit në Premierligë po e shtyn Coutinhon drejt Barcelonës, përcjell Express.

Thuhet se drejtuesit e Liverpoolit gjatë verës i kanë premtuar brazilianit që do të luftojnë për titull, por kjo nuk është duke ndodhur.

Gjithashtu, Liverpool edhe Ligën e Kampionëve e ka nisur keq duke barazuar në dy ndeshjet e para ndaj Spartak Moskës dhe Sevillas.

Mbetet të shihet nëse gjatë janarit Barcelona do ta transferoj; Coutinhon, apo do të dështoj; sikurse gjatë afatit kalimtar të verës. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Tetor 2017 08:51
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Askush si Messi e De Bruyne

      Askush si Messi e De Bruyne 0

    Të tjera