Kthehu lart

“Shpresoj që Griezmann është i lumtur këtu”, Simeone do që francezi të qëndrojë

“Shpresoj që Griezmann është i lumtur këtu”, Simeone do që francezi të qëndrojë GazetaExpress

​Simeone ende shpreson se Griezmann do të qëndrojë në “Wanda Metropolitano”.

Antoine Griezmann ka shkëlqyer në finale të Europa League, duke shënuar dy gola në fitoren 3-0 të Atletico Madridit kundër Marseille.

Pas ndeshjes, vet lojtari nuk pranoi të flasë për spekulimet që e lidhin me Barcelonën, ndërsa Diego Simeone dha sinjale se do të dëshironte që ai të mos largohet nga Atletico...

“Griezmann konfirmoi atë që tashmë e kam ditur, e që është gjë shumë e mirë”, tha Simeone. “Shpresojmë se është i lumtur dhe... me ne”.

Triumfi në Europa League ishte trofeu i gjashtë për Simeonen si trajner i Atleticos, trofeu i dytë i Europa League.

“Jam i lumtur”, vazhdoi ai. “Kemi punuar shumë mirë përgjatë gjithë vitit, kemi qenë afër titujve, humbëm dy finale të Champions League”.

“Tani, kishim shansin ta fitojmë dhe bëmë paraqitje shumë të fortë në pjesën e dytë”, shtoi mes tjerash Simeone. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 08:12
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera