Kthehu lart

Shearer: Salah është lojtari më i mirë i Premier Ligës

Shearer: Salah është lojtari më i mirë i Premier Ligës GazetaExpress

Ish ylli i Magpies (Newcastle) ka zgjedhur makinerinë e golave sivjet në Premier Ligë, Mohamed Salah para Kevin De Bruynes si lojtarin më të mirë të Premier Ligës

Instikti vrastar para golit i Mohamed Salah pavarësisht se “ende është në garë për këpucën e artë me rivalin e tij Harry Kane”, e ka bindur Alan Shearerin mjaftueshëm për ta zgjedhur sulmuesin e Liverpool si lojtarin më të mirë të Premier Ligës këtë vit.

Javën e kaluar Professional Footballers' Association (PFA) ka shpalosur emrat për këtë çmim ku gjendet sulmuesi i Liverpoolit dhe Kevin De Bruyne – pasi që është njëri prej kryesorëve për titullin që City e fitoi në Premier Ligë.

“Askush nuk e kishte parashikuar se ai do të jetë kaq i madh për Liverpoolin kur nënshkroi për ta në verën e kaluar”, tha Shearer në kolumnen e tij në The Sun.

“Në fakt, shumë nga analistët kishin ngritur vetullat duke thënë se Reds paguan një dështak të ish-Chelsea't për 34.3 milionë funte. Por, ai tani është lojtari më i mirë i vitit”.

“De Bruyne ka qenë i mrekullueshëm dhe i tillë ishte edhe kundër Tottenham të shtunën. Por kam kuptuar se sa e vështirë është të shënosh gola në këtë ligë dhe ja pse vota ime shkon te Salah, i cili tani ka 40 gola në të gjitha garat për Liverpool”.

Lojtari i vitit në Premier Ligë pritet që të shpallet në fund të sezonit. 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Prill 2018 20:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera