Kthehu lart

Shala mezi pret ndeshjen me Turqinë, krenarë me Kosovën (Foto)

Shala mezi pret ndeshjen me Turqinë, krenarë me Kosovën (Foto) GazetaExpress

Herolind Shala ka treguar edhe njëherë se sa krenarë është që po e vesh fanellën e Kosovës

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala, ka treguar edhe njëherë se sa krenarë është që po e vesh këtë fanellë, i cili mezi po e pret ndeshjen me Turqinë.

“Ditët po ecin dhe po afron ndeshja ndaj Turqisë. Ndjenjë e papërshkrueshme ta veshësh fanellën e vendlindjes. ForcaKosova, Dardanët”, ka shkruar Shala në Facebook.

Kosova gjendet në Grupin I në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018” dhe pas pesë ndeshjeve, ka marrë vetëm një pikë, barazimin historik në ndeshjen e parë me Finlandën.

Ndeshja me Turqinë do të jetë e gjashta për Kosovën, e cila do të zhvillohet në Shkodër në “Loro Boriçi” me 11 qershor. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Maj 2017 19:30
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Real Murcia – Barcelona, formacionet

      Real Murcia – Barcelona, formacionet 0

    Të tjera