Kthehu lart

Sezoni i kaluar ishte i tmerrshëm për djemtë e Antonio Contes, si do të jetë sivjet

Sezoni i kaluar ishte i tmerrshëm për djemtë e Antonio Contes, si do të jetë sivjet  GazetaExpress

Ata jo vetëm që nuk arritën ta mbronin titullin e kampionit por nuk arritën që të përfundojnë as në Top 4, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Blutë e Londrës e fillojnë aventurën më 11 gusht kundër Huddersfield Town, ndërkohë që një javë më parë ata do të luajnë edhe në ndeshjen e superkupës kundër Manchester Cityt.

Në gusht, Chelsea do të këtë punë me Arsenalin me të cilët do të takohet më datën 18 në Stamford Bridge. Më Arsenalin Chelsea do të përballet edhe më 19 janar.

Në shtator Chelsea prapë do ta këtë një derbi, atë kundër Liverpool më 29 shtator të cilën prapë do ta luaj në Stamford Bidge. Ndeshja e kthimit me Liverpool është më 13 prill.

Më 20 tetor Chelsea pret Manchester United në shtëpi, me të cilën skuadër do të luaj edhe më 27 prill në Old Trafford.

Në nëntor, Chelsea e ka derbin e qytetit më Tottenham që e luan më 24 nëntor, kurse ndeshja e dytë luhet më 27 shkurt.

Në dhjetor Chelsea do të përballet me kampionin në fuqi Manchester City, saktësisht më 8 dhjetor në shtëpi kurse më 9 shkurt do të luajnë në Etihad Stadium. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 11:32
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera