Kthehu lart

Sërish vëmendja te Donnarumma, dëshiron të largohet nga Milan

Sërish vëmendja te Donnarumma, dëshiron të largohet nga Milan GazetaExpress

​Për herë të tretë Gianluigi Donnarumma është i lidhur me një largim të mundshëm nga Milan, por kësaj herë mundësitë janë shumë të mëdha

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma dëshiron të largohet nga Milan në fund të këtij sezoni, pasi marrëdhëniet e agjentit dhe babait të tij me Drejtorin Sportv, Massimiliano Mirabelli janë prishur tërësisht.

Kjo është edhe arsye pse Milan do të nënshkruajë me Pep Reinan, i cili dje edhe ka kryer testet mjekësore. Spanjolli nuk po vjen për të qenë zëvendësues i Donnarummas, por portieri i parë, shkruan Corriere dello Sport.

Babai i Donnarummas ka prishur tërësisht marrëdhëniet me Milanin dhe dëshiron që djali i tij të luajë në një skuadër që do të luftojë për trofe. Kështu nga Milan do të largohet edhe vëllai Antonio.

Për shërbimet e tij janë të interesuara PSG dhe Real Madrid, skuadra këto që mund të ofrojnë deri në 60 milionë euro. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 20:50
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera