Kthehu lart

Sanchez e pranon se po e ka tepër të vështirë t’i përshtatet stilit të Mourinhos

Sanchez e pranon se po e ka tepër të vështirë t’i përshtatet stilit të Mourinhos GazetaExpress

Alexis Sanchez e ka pranuar se ende po e ka shumë të vështirë t’i përshtatet stilit të lojës të Jose Mourinhos në Manchester United.

Kiliani iu bashkua Unitedit në afatin kalimtar të janarit nga Arsenali, por nuk ia ka dalë të lërë gjurmë duke mos e gjetur formën më të mirë të tij në gjashtë muajt e parë me “Djajtë e kuq”, transmeton Gazeta Express.

Në humbjen e Unitedit në finale të FA Cup me rezultat minimal kundër Chelseat, kiliani u veçua si performancë tejet të dobët dhe kështu e mbylli gjysmë-sezonin e tij me Unitedin me vetëm tri gola në 18 paraqitje.

Sanchez, lojtari më i paguar në Premierligë, e ka pranuar se i duhet të përmirësohet dhe të punojë për t’u përshtatur në “Old Trafford”.

“Mendoj se në çdo ndeshje që e kemi luajtur deri tani e kam pasur të vështirë t’i përshtatem stilit të lojës, por jam duke i njohur bashkëlojtarët e mi”, ka thënë Sanchez për uebsajtin e Federatës së Futbollit të Anglisë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Maj 2018 15:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera