Kthehu lart

Salah si Messi? Guardiola këshillon yllin e Liverpoolit

Salah si Messi? Guardiola këshillon yllin e Liverpoolit GazetaExpress

Guardiola kërkon nga Salah që të mos mendojë për krahasimet, por të punojë ashtu siç po bën aktualisht te të kuqtë.

Mohamed Salah është duke shkëlqyer me fanellën e Liverpoolit, që kur iu bashkua skuadrës së Jurgen Klopp ne verën e vitit 2017 nga Roma, shkruan Gazeta Express.

Pas vetëm pak muajsh, ai ka thyer rekord personal për më së shumti gola në ligë dhe në të gjitha garat (17 e 23), teksa premton edhe shumë të tjerë në ndeshjet e mbetura për sezonin 2017/18.

Për shkak të formës së mirë dhe të majtës fantastike e shpejtësisë së jashtëzakonshme, të shumtë janë ata që kanë nisur ta krahasojnë paksa egjiptianin me magjistarin e futbollit, Lionel Messi dhe natyrisht kjo nuk i pëlqeu Pep Guardiolas që e ka këshilluar të mos i dëgjojë të tjerët.

“Ka njerëz që po tentojnë ta krahasojnë Salahun me Messin, çfarë mendoni? Kam shumë respekt për Salah. Për shkak të respektit që kam për të, dua t’i them që ta evitojë këtë, t’i evitojë krahasimet me të tjerët”, deklaroi Guardiola. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2018 17:02
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera