Kthehu lart

Sagna transferohet te ish-kampioni i Premierligës

Sagna transferohet te ish-kampioni i Premierligës GazetaExpress

Bacary Sagna pritet t’i bashkohet Leicester Cityt

Mbrojtësi francez, Bacary Sagna, shumë shpejt mund të bëhet me klub të ri, pas ndarjes me Manchester Cityt në fund të sezonit të shkuar.

Ish-anëtari i Arsenalit pritet t’i bashkohet ish-kampionit të Premierligës, Leicester Cityt. Këtë nuk e ka përjashtuar as trajneri i Foxes, Craig Shakespeare.

"Ne e kemi parë Sagna më parë, por nuk kemi folur për të kohët e fundit. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën. Do ta shqyrtojmë me kujdes”, ka deklaruar Shakespeare.

"Ne kemi mbrojtës të mirë në këtë moment, por gjithnjë duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet të kemi zëvendësime në raste se na lëndohen një ose dy lojtarë”, ka theksuar ai. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Tetor 2017 08:21
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Inter pas penalltive eliminon skuadrën e Serie C, kalon në çerekfinale

      ​Inter pas penalltive eliminon skuadrën e Serie C, kalon në çerekfinale 0

    Të tjera