Kthehu lart

“S’kemi çfarë të humbasim në Madrid, do të luajmë për gjithçka…”

“S’kemi çfarë të humbasim në Madrid, do të luajmë për gjithçka…” GazetaExpress

​Heynckes premton ekip edhe më sulmues në “Bernabeu” të martën, pasi thotë se s’kanë çfarë të humbasin tashmë dhe se do ta sulmojnë Realin nga të gjitha anët.

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, thotë se ia falën fitoren Real Madridit (1-2) në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ai ka premtuar se do të japin gjithçka në Santiago Bernabeu të martën e ardhshme.

“Ia falëm fitoren. Krijuam shumë shanse kundër Realit”, u shpreh Heynckes.

“Nuk kemi çfarë të humbasim në Madrit dhe mund të luajmë futboll edhe më të hapur atje, lirshëm... (për gjithçka)”, shtoi trajneri i Bayern Munich.

Ende nuk është konfirmuar, por Bayerni mund të luajë në ndeshjen e dytë pa Arjen Robben, Jerome Boateng dhe Javi Martinez – që të tre u zëvendësuan mbrëmë për arsye dëmtimesh. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 26 Prill 2018 08:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera