Kthehu lart

Ronaldo Zidanit para “El Clasicos”: Kurrë nuk do të luaj në këtë pozicion

Ronaldo Zidanit para “El Clasicos”: Kurrë nuk do të luaj në këtë pozicion GazetaExpress

Ronaldo e ka bërë të qartë se kurrë nuk do të luajë si qendërsulmues.

Pavarësisht se vitet po kalojnë dhe katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, e pranon se më nuk është i njëjtë si disa vite më parë, ka thënë se kurrë nuk do të luajë si sulmues qendre.

“Mund të ju siguroj se kurrë nuk do të luaj si sulmues qendre. Është e vërtet se nuk jam lojtar i njëjtë si 10 vite më parë kur fillova të luaj te Sporting Lisbona, as edhe kur luaja te Manchester United ku më shumë bëja për skuadrën”, tha fillimisht Ronaldo.

“Më pas fillova të kuptoj futbollin ndryshe dhe thash me vete që duhet të luaj më afër golit ku kam më shumë mundësi të shënoj. Ndoshta mund të dukem se po luaj “9”sh, por kurrë nuk do të luajë në këtë pozicion”, shtoi portugezi. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Gusht 2017 16:50
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Zidane befason me deklaratën për Benzeman

      Zidane befason me deklaratën për Benzeman 0

    Të tjera