Kthehu lart

Ronaldo mesazh tifozëve para ndeshjes ndaj PSG-së, iu kërkon përkrahje të pakushtëzuar

Ronaldo mesazh tifozëve para ndeshjes ndaj PSG-së, iu kërkon përkrahje të pakushtëzuar GazetaExpress

Cristiano Ronaldo iu ka bërë thirrje tifozëve të Real Madridit t’i japin përkrahje të pakushtëzuar skuadrës në ndeshjen e sotme kundër Paris Saint-Germainit në “Santiago Bernabeu” në Ligë të Kampionëve. Ambiciet e Real...

Cristiano Ronaldo iu ka bërë thirrje tifozëve të Real Madridit t’i japin përkrahje të pakushtëzuar skuadrës në ndeshjen e sotme kundër Paris Saint-Germainit në “Santiago Bernabeu” në Ligë të Kampionëve.

Ambiciet e Real Madridit për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve për herë të tretë më radhë përballen me një sfidë të madhe kundër liderit të Ligë 1, PSG-së, transmeton Express.

Reali do të jetë nikoqir i PSG-së në kuadër të ndeshjes së parë sonte me fillim nga ora 20:45.

Mesazhi i Ronaldos për tifozët para kësaj ndeshjeje: “Të mërkurën [sot] kemi një ndeshje shumë, shumë me rëndësi kundër një ekipi të madh. Ajo çka unë dhe bashkëlojtarët e mi kërkojmë është përkrahje e pakushtëzuar si gjithmonë dhe së bashku do të jemi më të fortë”. /Express/   


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shkurt 2018 09:26
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera