Kthehu lart

Ronaldo do ta barazojë Di Stefanon kundër Barcelonës (Foto)

Ronaldo do ta barazojë Di Stefanon kundër Barcelonës (Foto) GazetaExpress

Ronaldo do të luajë ndeshjen e 396 me fanellën e “Los Blancos” ndaj Barcelonës.

“El Clasico” e parë për këtë edicion që do të zhvillohet në “Camp Nou”, është e veçantë për katër herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldon, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Portugezi do të luajë sfidën e 396 me fanellën e Real Madridit sonte, duke barazuar kështu legjendën, Alfredo Di Stefano.

Di Stefano gjatë karrierës me Realin kishte shënuar 307 gola në 396 paraqitje, derisa CR7 aktualisht ka 407 gola në 395 paraqitje.

Roanldo ka fituar 13 tituj me Realin deri më tani që kur u transferua nga Manchester United në vitin 2009, derisa Di Stefano e ka mbyllur karrierën te Reali me 17 tituj.

Numri i titujve të Ronaldos mund të shkojë në 15 deri në dhjetor, nëse Reali triumfon në Superkupën e Spanjës dhe në Kupën e Botës për Klube. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Gusht 2017 17:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Zidane befason me deklaratën për Benzeman

      Zidane befason me deklaratën për Benzeman 0

    Të tjera