Kthehu lart

Ronaldo: Cristiano është unik por Messi është magjik

Ronaldo: Cristiano është unik por Messi është magjik GazetaExpress

Legjenda e Brazilit a folur pak para fillimit të Botërorit

Ronaldo Nazario, fitues i Botërorit më 1994 dhe 2002, ka folur për Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në një intervistë për Sport Bild.

Në intervistën e tij, ish sulmuesi i Real Madridit ka pasur fjalë më të mira për sulmuesin e Barcelonës.

“Me përkushtimin dhe mentalitetin e tij të jashtëzakonshëm të fituesit, Cristiano Ronaldo është një lojtar unik, por duhet ta pranojë që Lionel Messi i ka shtuar magji futbollit. Me driblimet e tij, mënyra e kompletuar si ai luan, ai gjithmonë është surpriza që mund ta shikoni kur është në sulm”.

“Gjëja më e mirë që ka mundur ti ndodh Ronaldos është kalimi i tij në Madrid. Në Manchester United ishte i jashtëzakonshëm por numri i golave që ka shënuar në Real Madrid e ka bërë atë lojtar më të kompletuar”, ka thënë legjenda e Brazilit Cristiano Ronaldo kur i është referuar kalimit të Ronaldos në Brazil, transmeton GazetaExpress. 

Krejt në fund Ronaldo ka folur edhe për favoritët e Botërorit.

“Brazil mund ta fitojë”, ka thënë ai. “Spanja është një skuadër e madh, Gjermania që gjithmonë është e tillë dhe Argjentina gjithashtu...krejt në fund kemi Francën që ka një skuadër të re dhe të talentuar”, ka thënë ai për favoritët e tjerë.

"El fenómeno", shënoi 15 gola në Botëror, por është golashënuesi i dytë më i mirë i Botërorëve pasi që ai ka mbetur pas të madhit Miroslav Klose që ka shënuar 16 gola për Gjermaninë. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 14:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera