Kthehu lart

Ronaldo 100 gola me Realin në Champions

Ronaldo 100 gola me Realin në Champions GazetaExpress

Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm me Real Madridin 100 gola në Ligën e Kampionëve

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka arritur një shifër të pabesueshme, duke shënuar 100 gola vetëm me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Portugezi këtë e arriti me golin që shënoi ndaj PSG-së në ndeshjen që po zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Në total Ronaldo ka 115 gola në garën më të madhe për klube në botë, i ndjekur nga Messi që ka 97 me Barcelonën. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shkurt 2018 21:41
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera