Kthehu lart

Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve GazetaExpress

​Roma ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Shakhtar, por të mjaftueshme për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Skuadra italiane, Roma ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 1:0 ndaj Shakhtarit në Olimpico.

Rezultati i dy ndeshjeve ishte 2:2, por Roma kaloi tutje fal golit që kishte shënuar si mysafir.

Golin e vetëm dhe të fitores për romakët e shënoi sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko në minutën e 52’të.

Roma kështu bëhet skuadra e gjashtë që kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas Real Madridit, Liverpoolit, Manchester Cityt, Juventusit dhe Sevillas. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Mars 2018 22:36
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera