Kthehu lart

Real Madridi nënshkruan me talentin brazilian (Foto)

Real Madridi nënshkruan me talentin brazilian (Foto) GazetaExpress

Real Madridi ka nënshkruar me Rodrigo Antonio Rodrigues.

E përditshmja madrilene, Marca, ka bërë të ditur se Real Madridi ka mbyllur transferimin e 17 vjeçarit brazilian, Rodrigo Antonio Rodrigues, transmeton Gazeta Express.

Sipas Marca, Reali ka arritur akord total me klubin brazilian, Grêmio Novorizontino për Rodriguezin (mesfushor), i cili pritet t’i bashkohet spanjollëve në vitin 2018.

Lojtari tashmë ka qenë në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas dhe ka kryer me sukses testet mjekësore, ndërsa zyrtarizimi mund të bëhet gjatë ditës së sotme.

Ky është lojtari i dytë brazilian që Reali transferon këtë verë, pas Vinicius Junior, ky i fundit do t’iu bashkohet “Los Blancos” në vitin 2019. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Shtator 2017 16:39
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera