Kthehu lart

Real Madridi i gatshëm t’ia shesë Liverpoolit një mesfushor

Real Madridi i gatshëm t’ia shesë Liverpoolit një mesfushor GazetaExpress

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka dhënë dritën e gjelbër për ta shitur njërin prej mesfushorëve të skuadrës në Liverpool, sipas Don Balon.

Bëhet fjalë për Dani Ceballos, i cili nuk ka mundur të lërë mbresa në sezonin e tij të parë me gjigantin spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori 21-vjeçar ka vuajtur nga mungesa e mundësive për të luajtur për Madridin dhe Jurgen Klopp është shumë i interesuar t’i ofrojë një vend në skuadrën e tij përfaqësuesit të ekipit kombëtar U-21 të Spanjës.

Perez, megjithatë, do ta miratojë largimin e tij vetëm nëse në marrëveshje përfshihet një klauzolë që ia lejon Madridi riblerjen e tij. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Prill 2018 11:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera