Kthehu lart

Real Madridi e do mbrojtësin e Arsenalit

Real Madridi e do mbrojtësin e Arsenalit GazetaExpress

Real Madridi dëshiron t’i bëjë konkurrence Dani Carvajalit duke e sjell në “Santiago Bernabeu” një mbrojtës të ri, sipas Don Balon.

Mediumi spanjoll raporton se është Florentino Perez ai që dëshiron që Real Madridi ta blejë mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerinin, për t’i bërë konkurrencë Dani Carvajalit, përcjell Express.

Bosi i Madridit dëshiron që klubi i tij të jetë në pozitë për të shpërthyer sezonin e ardhshëm dhe derisa fokusi do të jetë në rindërtimin e sulmit, ai dëshiron ta përforcojë çdo repart tjetër në fushë për ta mbajtur skuadrën të balancuar edhe nëse ndodh që lojtarët kryesorë të lëndohen. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Mars 2018 08:16
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera