Kthehu lart

Real Madridi dhe PSG-ja të gatshëm për betejë, rreshtimi i mundshëm i të dy skuadrave

Real Madridi dhe PSG-ja të gatshëm për betejë, rreshtimi i mundshëm i të dy skuadrave GazetaExpress

Real Madridi do të jetë sonte nikoqir i Paris Saint-Germainit në atë që pritet të jetë ndeshje vendimtare për “Los Blancos”, të cilët e dinë se Liga e Kampionëve është titulli i vetëm të cilin mund ta fitojnë këtë sezon.

Dani Carvajal është i suspenduar për këtë ndeshje dhe Zinedine Zidanit do t’i duhet t’i besojë Nachos në krahun e djathtë të mbrojtjes, raporton Express.

Zidane e ka në dispozicion pjesën tjetër të skuadrës, me BBC-në, Benzema, Bale dhe Ronaldo që pritet të nisin lojën nga fillimi.

Ndërkohë, PSG ka udhëtuar drejt kryeqytetit spanjoll me mbrojtësin e majtë Kurzawa në dyshim dhe me Thiago Mottan në gjendje jo të mirë fizike.

Ndeshja do të luhet sonte nga ora 20:45 në “Santiago Bernabeu”.

Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Real Madrid: Navas; Nacho, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modrić; Bale, Ronaldo, Benzema

PSG: Areola: Dani Alves, Marquinhos, Thiago Silva, Berchiche; Verratti, Diarra, Rabiot; Mbappé, Cavani, Neymar.

/GAZETA EXPRESS/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shkurt 2018 10:41
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera