Kthehu lart

Reagon Ramos pas shkarkimit të Lopetelui dhe emërimit të Hierrors

Reagon Ramos pas shkarkimit të Lopetelui dhe emërimit të Hierrors GazetaExpress

Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, ka reaguar përmes një postimi në rrejtët sociale pas shkarkimit të Julen Lopetelui dhe emërimit të Fernando Hierrors në vend të tij.

Mëngjesin e sotëm, mediat spanjolle raportuan se lojtarët spanjollë me në krye kapitenin Ramos, po bënin përpjekje të mëdha për ta shpëtuar Lopeteguin nga shkarkimi, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Federata e Futbollit të Spanjës e shkarkoi Julen Lopetegui duke i tronditur të gjithë. Shkarkimi i tij erdhi si pasojë e marrëveshjes që Lopetegui e kishte bërë fshehurazi me Real Madridin për t'u ulur në stolin e këtij të fundit pas përfundimit të Botërorit.

Ndërkohë, Ramos ka shkruar se Kombëtarja është e bashkuar.

“Ne jemi Kombëtarja, e përfaqësojmë emblemën, ngjyrat dhe vendin. Përgjegjësia dhe përkushtimi janë me ju dhe për ju. Dje, sot dhe nesër gjithmonë të bashkuar”, shtoi ai.


Presidenti i Federatës spanjolle tha se ata nuk kishin qenë në dijeni dhe e kishin kuptuar se Lopetegiu do t'i bashkohej klubit madrilen vetëm pesë minuta para se njoftimi të bëhej publik. 

Hierro do të debutojë të premten kur Spanja zhvillon ndeshjen e parë në Grupin C kundër Portugalisë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Qershor 2018 14:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera