Kthehu lart

Reagon Mourinho: Nuk e shita unë Salahun, është gënjeshtër

Reagon Mourinho: Nuk e shita unë Salahun, është gënjeshtër GazetaExpress

​Jose Mourinho insiston se nuk ka gisht në largimin e Mohamed Salahut nga Chelsea në vitin 2016, duke thënë se ishte zgjedhje e klubit e jo e tij.

Mohamed Salah po kalon një sezon mbresëlënës në sezonin debutues me Liverpoolin, që u ble për 42 milionë euro nga Roma në qershor – ai ka shënuar 43 gola në të gjitha garat, e ka ndihmuar Liverpoolin të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe falë tij është edhe me një këmbë në finale si dhe ditë më parë fitoi çmimin “Lojtari më i mirë i Vitit në Angli”.

Egjiptiani ishte pjesë e Chelseat para se të shkojë në Itali në formë huazimi, fillimisht te Fiorentina e më pas edhe te Roma, aty ku më pas u shit. Salah bëri vetëm 19 paraqitje me “Blutë e Londrës”, që atë kohë udhëhiqeshin nga Jose Mourinho.

Portugezi po akuzohet se ishte ai që e largoi lojtarin nga “Stamford Bridge”, por Mourinho e ka bërë të qartë se ishte vendim i klubit.

“Kur flitet se unë e shita Salahun, është gënjeshtër. Unë e bleva të, unë i thash Chelseat ta blejë atë. U pajtova ta dërgojmë në huazim, sepse kërkonte më shumë minuta dhe duhet të adaptohej, menduam se ishte e nevojshme dhe përveç kësaj, Chelsea kishte anësor... Disa prej tyre janë ende si; Willian, Eden Hazard dhe këta lojtarë janë të një tjetër niveli”, u shpreh Mourinho.

“Vendimi për ta dërguar atë në formë huazimi ishte i përbashkët, por pas kësaj, vendimi për ta shitur dhe për të përdorë ato para në transferimin e lojtarëve tjerë, nuk ishte i imi”, shtoi Mourinho. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 27 Prill 2018 08:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera