Kthehu lart

Rashica: “Faleminderit Albert Bunjaku, Kosova dhe historia e saj nuk do të ju harrojë asnjëherë”

Rashica: “Faleminderit Albert Bunjaku, Kosova dhe historia e saj nuk do të ju harrojë asnjëherë” GazetaExpress

Pas Amir Rrahmanit, Herolind Shalës, Hekuran Kryeziut e shumë të tjerëve, edhe Milot Rashica ka përshëndetur Albert Bunjakun.

Yjet e përfaqësueses së Kosovës kanë përshëndetur përzgjedhësin Albert Bunjaku dhe e kanë falënderuar atë për gjithçka që ka bërë për përfaqësuesen gjatë kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

Bunjaki është larguar nga Kosova menjëherë pas eliminatoreve, gjatë së cilës fazë nuk arriti më shumë se një pikë në dhjetë ndeshjes, duke pësuar nëntë humbje me radhë.

Pas Shalës, Rrahmanit, Kryeziut e shumë të tjerëve, i fundit që ka reaguar është Milot Rashica.

“Të gjithë e dimë se rezultatet nuk janë ashtu siç i kemi pritur ne dhe e gjithë Kosova, por ju siguroj se unë dhe bashkëlojtarët e mi kemi dhënë maksimumin. Ndeshje pas ndeshje jemi bërë më të fortë duke ju treguar të gjithëve se shumë shpejt do të jeni krenarë me ne”.

“Është  vetëm viti i parë dhe ne sapo kemi filluar rrugëtimin tone. Faleminderit DARDANËVE dhe të gjithë atyre që na përkrahën pa marrë  parasysh rezultatet”.

“Dhe në fund, faleminderit ALBERT BUNJAKU, njeriu qe ka dhënë gjithçka nga vetja për Përfaqësuesen e Kosovës. Gjithmonë do të mbahesh mend si trajneri i parë historik, Kosova dhe historia e saj nuk do të ju harrojë asnjëherë”, ka shkruar Rashica në postimin e gjatë në rrjetet sociale. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 23:11
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Guardiola i quan qesharake deklaratat e Mourinhos

      ​Guardiola i quan qesharake deklaratat e Mourinhos 0

    Të tjera