Kthehu lart

​Qeni hyn në fushë dhe e rrëzon keq një futbollist

​Qeni hyn në fushë dhe e rrëzon keq një futbollist GazetaExpress

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Argjentinë, në ndeshjen ndërmjet Central Cordoba-Sportivo Las Parejas

Futbolli argjentinas ka qenë në fokus të shumë medieve prestigjioze dje, dhe kjo jo për shkak të futbollit cilësor, por për një episod që ka shkaktuar të qeshura pa fund në rrjet.

Kemi parë shpesh që në fushë të futen tifozë e të ndërpresin ndeshje, apo edhe deri tek futja e një pule në fushë.

Këtë herë protagonist është bërë një qen, i cili jo vetëm që ka hyrë në fushë, por ka qëndruar në fushë për disa momente, derisa ka rrëzuar edhe një prej futbollistëve.

Ndeshja më pas u ndërpre derisa qeni u largua nga fusha, me “siguri” për ndërhyrje të gabuar. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Nentor 2017 18:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Haradinaj takon legjendën e basketbollit të Lituanisë

      Haradinaj takon legjendën e basketbollit të Lituanisë 0

    Të tjera