Kthehu lart

PSG godet sërish, transferon Mbappen për 200 milionë euro (Foto)

PSG godet sërish, transferon Mbappen për 200 milionë euro (Foto) GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 09:29

Kylian Mbappe pritet që të transferohet në Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere për 200 milionë euro

Drejtuesit e Paris Saint-Germain nuk po kursejnë aspak për ta përforcuar skuadrën. Pas Neymarit, të cilin e transferuan nga Barcelona për 222 milionë euro, klubi nga Parisi ka gati befasinë e radhës.

 Sipas tabloidit britanik, The Times, Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e Kylian Mbappes për 200 milionë euro, përcjell Express.

Por, kjo shifër mund të rritet mbi 220 milionë euro, pasi Monaco do të ketë bonuset tjera varësisht nga përformanca e Mbappes në Paris.

Kështu, Paris Saint-Germain ka mposhtur konkurrencën e Real Madridit dhe Manchester Cityt për yllin e ri të Francës. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Gusht 2017 09:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera