Kthehu lart

PSG festonte titullin, Neymar dëfrehej me Bruna Marquezinhe

PSG festonte titullin, Neymar dëfrehej me Bruna Marquezinhe GazetaExpress

Paris Saint-Germain festoi titullin kampion në Ligue 15 javë para fundit, pasi shkatërroi me rezultatin e thellë 7-1 Monacon.

Për shkak të dëmtimit që pësoi në kavilje, Neymar Junior nuk ishte i pranishëm për të gëzuar me shokët e skuadrës, pasi ndodhet për fazën e riaftësimit në Brazil

Disa foto të publikuara nga braziliani në rrjetet sociale nuk u kanë pëlqyer tifozëve parizienë, sepse mendonin se edhe Neymar do ta shprehte lumturinë për këtë sukses, ku ai ka një pjesë të mirë të kontributit.

Neymar ka nxjerrë në plan të parë fotot në krah të pertneres së tij, Bruna Marquezinhe, gjatë një eventi për mbledhjen e fondeve për luftën kundër Sidës, duke anashkaluar suksesin e Parisit. “Pas një muaji do të jem në fushë”, – u shpreh Neymar, i cili u dhuroi puthje pasionante të fejuarës së tij.


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Prill 2018 18:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera