Kthehu lart

Prezantohet makina e parë e F1 për vitin 2018

Prezantohet makina e parë e F1 për vitin 2018 GazetaExpress

Team Haas është e skuadra e parë që prezantohet për vitin 2018. Amerikanët kanë përshpejtuar zbulimin e njëvendëshes për sezonin e ri, të cilën e kanë quajtur VF-18 dhe është zhvillim i modelit VF-17, me të cilën garuan në fundin e sezonit të shkuar.

Kjo është e para njëvendëshe e erës ‘Halo’(sistemi mbrojtës për pilotët) dhe do të jetë e para që do të testohet në Barcelonë.

“Janë bërë shumë kërkime veçanërisht në anën aerodinamike dhe projektuesit kanë modeluar një telajo që të jetë në gjendje që të suportojë ngarkesat e mëdha aerodinamike”, deklaroi shefi i skuadrës Günther Steiner, shkruan Top Channel.

“Në të vërtetë pesha e përgjithshme e makinës është rritut pas vendosjes së sistemit të sigurisë Halo. Por kjo është e përbashkët për të gjitha skuadrat”, tha më tej Steiner.

Makina në dizajn ka ruajtur të njëjtat ngjyra me gri, të kuqe dhe të zezë, më shumë e ngjashme me atë të vitit 2016. Sa i përket pilotëve konfirmohet francezi Grossjean dhe danezi Magnussen. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Shkurt 2018 20:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera