Kthehu lart

Premier Liga fillon me derbi

Premier Liga fillon me derbi GazetaExpress

Në Londër sot është tërhequr shorti për sezonin e ri të Premier Ligës angleze

Dhe ky sezon do të fillojë me një derbi, atë mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.

City është kampion i Premier Ligës në sezonin e fundit. 

Kështu trajnerit Unai Emery qysh në fillim do ti bie të takohet me ish trajnerin e Barcelonës tani i City, Pep Guardiola.

Nga ndeshjet tjera, Manchester United pritet të takohet me Leicester City në Old Trafford, kurse Tottenham i shkon Newcastle’it.

Liverpool do ta pret në Anfield West Hamin, kurse Chelsea do të luaj kundër Huddersfield. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Qershor 2018 10:08
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera