Kthehu lart

Pochetino: E kam dobësi Zidanin

Pochetino: E kam dobësi Zidanin GazetaExpress

Pochettino paralajmëron Realin - "në Santiago Bernabeu për fitore".

Mauricio Pochettino ka lavdëruar Zinedine Zidanen para ndeshjes mes Tottenham e Real Madrid.

Sipas trajnerit të Tottenham, Reali ka qenë ekipi më i mirë në botë në vitet e fundit, por ka thënë se në “Santiago Bernabeu” shkojnë për tri pikë.

“Madridi ka qenë ekipi më i mirë në botë në pesë vjetët e fundit”, tha Pochettino për “beIN Sports”.

“Ata e kanë dëshmuar këtë dhe sinqerisht, e kam dobësi Zinedine Zidanen, si lojtar dhe tani si trajner”, shtoi trajneri i Tottenham.

“Natyrisht, do të mundohemi që t’i përdorim armët tona dhe të bëjmë lojë të mirë dhe të fitojmë, sepse shkojmë atje për të fituar”, theksoi mes tjerash Pochetino.

Dy ekipet kanë nga gjashtë pikë në Grupin H pas fitoreve kundër Borussia Dortmund dhe APOEL dhe të martën dyja klubet do të kërkojnë që të shkëputën në renditje. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 17:22
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • Ronaldo e mposhti bindshëm Messin në garën për “The Best”

      Ronaldo e mposhti bindshëm Messin në garën për “The Best” 0

    Të tjera