Kthehu lart

Pep Guardiola: Trajneri i dekadës

Pep Guardiola: Trajneri i dekadës GazetaExpress

Pasi një sezoni befasisht jopjellor në Manchester City, Pep Guardiola e ka udhëhequr skuadrën e tij drejt rrëmbimit të dy titujve në sezonin 2017/18, me Premierligën tashmë të siguruar para kohe.

“Është ndër arritjet më të mira deri më tani”, ka thënë Guardiola, pasi City është konfirmuar si fitues i Premierligës për këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

“Triumfi i parë në ligë me Barcelonën ishte ëndërr e bërë realitet dhe fitorja në finale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedin ishte po ashtu shumë e mirë, veçanërisht për mënyrën se si luajtëm”, shtoi ai.

Triumfi i sivjetmë me Cityn në ligë dhe kupë të ligës numëron 23 tituj në total në karrierën e trajnerit spanjoll që prej kur e nisi këtë detyrë në Barcelonë më 2008, një shifër e paarritshëm nga të tjerët.

Kështu, Guardiola është trajneri me më së shumti trofe të fituar në dekadën e fundit, 23 në përgjithësi, ndërsa pas tij vijnë Laurent Blanc me 15 dhe Jose Mourinho me 13.

Më së shumti tituj në dekadën e fundit:


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Prill 2018 10:11
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera