Kthehu lart

Odriozola dëshpëron Realin dhe Barçën

Odriozola dëshpëron Realin dhe Barçën GazetaExpress

.

Odriozola ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në “Camp Nou” apo “Santiago Bernabeu”.

Barcelona dhe Real Madridi janë duke insistuar për të riun spanjoll të talentuar të Real Sociedad, Alvaro Odriozola, i cili ka shkëlqyer që kur ka debutuar në La Liga në fillim të këtij viti.

Madje Reali pyeti për mbrojtësin e djathtë edhe gjatë verës dhe e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Dani Carvajal, nëse përkeqësohet gjendja shëndetësore me këtë të fundit, që ka probleme me zemër.

Por, 21 vjecari ka hedhur poshtë gjitha spekulimet, duke insistuar se është i lumtur te klubi bask.

“Kam rinovuar kontratën me Sociedad deri në vitin 2022 me një arsye”, tha Odriozola për “Diario AS”.

“Kur luani me Spanjën gjithmonë diskutohet për të ardhmen tuaj, por mendja ime është të Real Sociedad, askund tjetër”.

“Vetëm mundohem të bëjë punën time dhe të luajë sa më mirë, asgjë tjetër, qoftë për spekulime apo se si kam luajtur me Spanjën”, shtoi 21 vjeçari.

Odriozola zëvendësoi Caravajalin në Kombëtaren spanjolle dhe bëri paraqitje fantastike në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2017 23:00
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Guardiola i quan qesharake deklaratat e Mourinhos

      ​Guardiola i quan qesharake deklaratat e Mourinhos 0

    Të tjera