Kthehu lart

Oblak: Nuk e di çfarë do të ndodhë me të ardhmen, nuk varet nga unë

Oblak: Nuk e di çfarë do të ndodhë me të ardhmen, nuk varet nga unë GazetaExpress

​Portieri i Atlético de Madrid edhe njëherë ka përsëritur se është i lumtur në kryeqytetin e Spanjës dhe ka kontratë deri më 2021, por nuk e sqaroi nëse do të vazhdojë të qëndrojë në “Wanda Metropolitano”.

Portieri i Atlético de Madrid, Jan Oblak, ka folur për të ardhmen pas triumfit të ekipit të Diego Simeones në Europa League.

Slloveni është bërë cak i shumë skuadrave evropiane pas sezonit mbresëlënës që po kalon me Atleticon, por ai tha se është i lumtur në Madrid edhe pse nuk tregoi nëse do të vazhdojë me ekipin e Simeones.

Oblak e mbajti portën e pa prekur në finale të Europa League, ku Atletico fitoi 3-0 kundër Marseille.

“Njerëzit thonë gjëra e gjëra, unë kam kontratë ende dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk është në dorën time”, tha ai.

“Jam këtu për momentin dhe nuk jam duke menduar për asgjë tjetër përveç ndeshjes të dielën, kemi nevojë për pikë që të përfundojmë sezonin në pozitën e dytë”, shtoi Oblak. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Maj 2018 08:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera