Numri një i botës me lehtësi triumfoi në turneun e Roterdamit

Roger Federer ka triumfuar në turneun e Roterdamit, duke e mposhtur në finale Grigor Dimitrovin.

GazetaExpress

Tenisti numër një në botë, Roger Federer, me shumë lehtësi ka arritur të fitojë titullin e dytë për këtë vit duke e mposhtur në finale të Roterdamit Grigor Dimitrovin 6-2 dhe 6-2 në një sfidë që zgjati vetëm 56 minuta, raporton Gazeta Express.

Ky ishte titulli i tretë në këtë turne për Federer (rekord në vete) dhe i 97’ti në karrierë.

Federer po gëzon formë fantastike në moshën 36 vjeçare.

Ditë më parë, ai arriti ta rrëzojë nga froni Rafael Nadalin për ta pushtuar vendin e parë në ranglistën e ATP, duke thyer edhe rekord historik si tenisti më i vjetër që e arrin këtë. 

Ai e kaloi Andre Agassin që ishte numri 1 i botës në moshën 33 vjeçare në 2003. /Gazeta Express/

Të tjera

Lajmet e fundit