Kthehu lart

Nuk ndalet Interi, mposhti edhe Betisin (Video)

Nuk ndalet Interi, mposhti edhe Betisin (Video) GazetaExpress E shtune, 12 Gusht 2017 22:29

Interi e ka mposhtur 1:0 Real Betisin.

Interi duket një skuadër krejtësisht tjetër nën udhëheqjen e Luciano Spallettit, pasi ka triumfuar në një tjetër miqësore, shkruan Gazeta Express.

Kësaj radhe italianët mposhtën skuadrën spanjolle, Real Betis.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi kapiteni, Mauro Icardi, nga penaltia në minutën e 30’të.

Kështu, Interi është duke dhënë sinjale se do të jetë skuadër vështirë për t’u mposhtur gjatë sezonit 2017/18, pavarësisht se nuk ka transferuar emra të mëdhenj deri më tani këtë afat kalimtar. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Gusht 2017 22:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera