Kthehu lart

Një natë kampionësh në Tiranë, mundësuar nga Heineken!

Një natë kampionësh në Tiranë, mundësuar nga Heineken! GazetaExpress

Të enjten, 20 Prill, Tirana ka patur mundësinë të ketë më pranë se kurrë, një nga kampionët e futbollit evropian dhe botëror, francezin David Trezeguet, i quajtur me admirim nga fansat si “Trezegol”, i ftuar nga Heineken, Sponsor zyrtar I Uefa Champions League.

Trezeguest pati një takimi miqësor me gazetarët e sportit në Shqipëri tek “The Plaza Tirana” Hotel, ku ju përgjigj pyetjeve të tyre, dha dhurata me autografe si dhe bëri foto me gjithë të pranishmit. Më pas, futbollisti i famshëm e ka kaluar mbrëmjen pranë admiruesve të tij tek “Mumja Club”, në Superparty-n e mundësuar nga Heineken, në kuadër të fushatës “Champion the Match”. Momenti më special i mbrëmjes ishte shpallja e 15 fituesve që do të kenë mundësinë të ndjekin LIVE një ndeshje gjysëm finale të Uefa Champions League.

Këta 15 fitues u zgjodhën rastësisht nga dora e David Trezeguet, i cili tregoi një sportivitet të jashtëzakonshëm si dikur në fushë, ashtu dhe jashtë saj, duke u bërë pjesë e festës së Heineken në një mbrëmje ndryshe nga çfarë është bërë deri tani në kryeqytet.

Përveç 15 fituesve të shpallur gjatë shorteut live, janë edhe 7 fituesit e shpallur në promocionin online, i cili ka qënë aktiv deri në datën 20 Prill në www.heineken.com, ku secili nga konsumatorët e Heineken ka patur mundësinë të bëhej pjesë e shorteut.

Përzgjedhja e fituesve për të parë live një ndeshje gjysëm finalë të Uefa Champions League është kthyer tashmë në një traditë nga Heineken përgjatë 6 viteve të fundit.

Heineken, sponsor zyrtar i Uefa Champions League ndër vite sjell në Shqipëri surpriza unike për konsumatorët e tij, njëkohësisht edhe fansa të futbollit të zgjedhur.  

Heineken - Open Your World!

Artikull i sponsorizuar

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Prill 2017 16:16
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​Liverpool eliminohet nga kupa

      ​Liverpool eliminohet nga kupa 0

    Të tjera